Bien rrjetet sociale Facebook, WhatsApp dhe Instagram
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2021, 18:13
Rrjetet sociale Facebook, WhatsApp dhe Instagram kanë rënë në të gjithë botën.
Tre aplikacionet më të përdoruara sot nga qytetarët prej disa minutash nuk janë të aksesueshme.
Aplikacionet në pronësi të Mark Zuckerberg, janë bllokuar në të gjithë botën ndërkohë që ende nuk dihet arsyeja.
Facebook ende nuk ka komentuar publikisht ndërprerjen që ka prekur shërbimet e tij./ Ora News/
