Pasi shpalli ardhjen e krizës energjetike, kryeministri Rama "arratiset" në Spanjë
Pas deklaroi ardhjen e krizës energjetike në vend, kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Spanjë bashkë me ministren e Arsimit Evis Kushi.
Ai ka zhvilluar një takim me Sekretarët e Shtetit për Evropën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin në presidencën e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrësve.
Po ashtu, Rama ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez.
Rama bën me dije përmes Facebook se janë nënshkruar dy marrëveshje me qeverinë spanjolle.
Konkretisht për Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës dhe për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës evropiane për ekstradimin e vitit 1957.

