Viti 2020 rriti shpenzimet për shëndetësinë, rrogat vetëm për ushqime: Tirana koston më të lartë të jetesës
"S'kemi lekë. Bën shtrenjtë maska, 6 mijë lekë e kanë blerë. Ku t'i gjej unë lekët, unë jam pensionist."
Këto janë deklarata të bëra nga familjarët në nisje të pandemisë. Një vit më pas INSTAT raporton se gjatë vitit 2020 shpenzimet për shëndetin në vlerë u rritën me 28% duke arritur në rreth 4500 lekë në muaj nga 3506 lekë që ishin në 2019.
Rritja e shpenzimeve për shëndetin ka ardhur si rezultat i blerjes kryesisht të vitaminave.
Ndërkohë, shqiptarët vijojnë të punojnë t’u ushqyer pasi 41.6% e të ardhurave shpenzohen për të përballuar bukën e përditshme.
Referuar të dhënave të fundit, shpenzimet në restorante dhe hotele kanë shënuar rritje me 17% krahasuar me vitin 2019 pavarësisht se ishin të mbyllura për disa muaj.
Kjo rritje sipas INSTAT ka ardhur nga shpenzimet në komplekse hotelesh, fshatra turistike dhe shpenzimet për ushqim të shpejtë, përfshirë edhe shërbimet taxi të ofruesve të ushqimit që në pandemi u përdorën në masë.
Karantina ndërkohë ka ulur shpenzimet për kulturë dhe argëtim pasi kinematë, teatrot, lokalet e natës.
Referuar publikimit të fundit një familje e përbërë mesatarisht nga 3.6 persona, llogaritet të ketë shpenzuar mesatarisht 83.475 lekë.
Tirana ka koston më të lartë të jetesës me 98.737 lekë në muaj për familje e më pas janë Korça dhe Fieri, ndërsa qarqet me nivelin më të ulët të shpenzimeve për konsum janë Dibra dhe Kukësi me 70 mijë lekë për 3.6 persona./OraNews/
