Bombola e gazit djeg banesën në Mirditë, humb jetën vëllai i ish-kreut të Gardës, Ndrea Prendi

Bombola e gazit djeg banesën në Mirditë, humb jetën
Zjarri te apartamenti në Mirditë

Një banesë në Reps të Mirditës është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. 

Si pasojë ka humbur jetën Nikoll Prendi, vellai i ish-kreut të Gardës Ndrea Prendi.

"Më datë 04.10.2021, rreth orës 13:40, në fshatin Reps, Mirditë, si pasojё e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.P., 65 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen" njoftoi policia.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhën në vendngjarje.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.