Akuzohen se ndihmonin të burgosurit për të ulur dënimin, lihen në burg dy zyrtarët në Elbasan
Nga Elton Qyno Përditësimi i fundit 4 Tetor 2021, 17:40
Juristi Gani Shehu dhe kolegu i tij, Lulzim Kaziu dy zyrtarët e burgut te Peqinit që ulën dënimin në mënyrë fiktive me 1 vit e dy muaj burgim për një të dënuar ditën e sotme kanë dalë para Gjykatës së Elbasanit.
Ora News mëson se për dy zyrtarët Gjykata ka lënë masën e sigurisë 'Arrest me burg".
Dy zyrtarët u arrestuan më 30 Shtator, 2021.
Mësohet se ata falsifikonin kartelat e ditëve të punësimit dhe për rrjedhoje të dënuarit përfitonin ulje dënimi.
