Makina del nga rruga dhe përplas këmbësorët, plagoset shoferi dhe çifti i bashkëshortëve
Nga Mark Brunga Përditësimi i fundit 4 Tetor 2021, 15:21

Tre persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, në lagjen Nr. 8, Durrës, ku shtetasi A. Gj., 50 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "Volksëagen" ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.
"Me kë më ngatërron mua ti" Stefi Prifti i kthehet gazetarit
4 Tetor, 15:01
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 2 këmbësorë, shtetasit M. B., 72 vjeç dhe M. B., 68 vjeçe (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

