Ishin në kërkim, policia e Shkodrës prangos në Hanin e Hotit 2 persona

Policia e Shkodrës ka kapur dhe ka vënë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim.  

Ata janë kapur në Hanin e Hotit, ku në pranga ka rënë shtetasi Marjan Marku 36 vjeç, banues në fshatin Shllak, si dhe R. L., 23 vjeç, banues në lagjen Skendërbeg.

Markun Gjykata e kishte dënuar me 2 muaj burg për veprën penale "Vjedhja e energjisë elektrike, ndërsa 23-vjeçarin për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".   

“Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme "Shqiponja" të DVP Shkodër, falë veprimeve profesionale, kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit R. L., 23 vjeç, banues në lagjen Skendërbeg, Shkodër. Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 15.04.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".” – njofton policia.     

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.