Open Balkan "trazon" komisionin e Jashtëm, Shehu: Duhet të kemi dosjen e plotë nga Novi Sadi i parë
Raporti për plotësimin e detyrave për hapjen e negociatave të integrimit dhe miratimin e marrëveshjes IPARD 2 ka sjellë debatin e parë në Komisionin e Jashtëm sa i përket nismës "Open Balkan".
Kryenegociatori, Zef Mazi, nënvizoi se Shqipëria i ka plotësuar kriteret e çeljes së bisedimeve.
Por për opozitën e pranishme në seancë, nisma "Open Balkan" është në të kundërt me Procesin e Berlinit.
Shehu: Balkani i Hapur apo Shengeni Ballkani, Jugosllavia e re, duhet të kemi të gjithë dosjen e plotë që nga Novi Sadi i parë, ku Kosova u la jashtë me qëllim.
Madje Tritan Shehu shprehet se kjo është një ide e vjetër ndërsa kërkoi debat për presionin ushtarak në veri të Kosovës.
Shehu: E pamë çfarë ndodhi në Mal të Zi, e pamë çfarë ndodhi në Kosovë ku dolën tanket dhe avionët rusë në qiellin e Kosovës dhe kufijtë e saj, tanket dhe avionët rus, është reale. Vajti shefi i shtabit të ushtrisë ruse.
Për mazhorancën, akuzat e opozitës nuk qëndrojnë.
Xhafa: Të jemi më të kujdesshëm me termat kur flasim për avionët rusë, nuk është vetëm me terminologji targash por ka të bëjë me gjëra që janë çështje.
Në mbledhjen e parë të Komisionit thuajse të gjithë deputetët u lejuan të konsumonin kafe dhe për këtë kryetarja Mimi Kodheli kishte një paralajmërim.
Alizoti: Do doja që Komisioni të ishte më politik. Është bërë shumë teknik. Në kënvështrimin tim Shqipëria është një vend i prapambetur. IPA është një projekt që ka në qendër kapitalin njerëzor, i cili është në gjendje mizerabël për shkak të largimeve nga vendi. E mbyllim, shpresoj që herës tjetër ta kemi debatin më politik dhe më pak teknik.
Kodheli: Faleminderit ambasadorëve, jeni të lirë të shkoni nëse e keni konsumuar kafen. Meqë jemi te kafja, ju siguroj se këtë ujin dhe kafen nuk e paguan parlamenti, e paguan kryetarja për mirëseardhjen. Kështu që herës tjetër mendohuni mirë. Pastaj kemi ca sekretarë që thonë kafen përpara mbledhjes, se nuk lejohet! Dikur nuk lejohej për arsye sigurie të kishim shishe pasi dikur i gjuanim njëri tjetrit, nuk është ky rasti. Jo që ta dini se mos kujtoni se është gjithmonë kështu, por nuk është gjithmonë kështu.

