Sot nis punën "makina e gjobave" Ziu: Nuk ka më tolerim për ata që shkelin rregullat

Nga kjo e hënë makina inteligjente fillon punë zyrtarisht. Kjo makineri do të stacionohet në akset rrugorë te cilat janë burime aksidentesh.

Drejtori i policisë rrugore, Dhimitraq Ziu, ndoqi nga afër nisjen e punës së makinës inteligjente, e cila do të dokumentojë shkeljet rrugore nga drejtuesit e mjeteve.

Kreu i rrugores tha se çdo drejtuesi që penalizohet gjoba do ti shkojë me postë në shtëpi, pasi policia i ka të gjitha të dhënat.

"Në bashkëpunim me Drejtorinë e Transporteve kemi të dhënat e dosjes të çdo drejtuesi të mjetit, i cili ka vendosur adresën e banimit."

Drejtuesit e policisë shpjeguan edhe mënyrën si do të veprohet kur makina inteligjente pikas automjete që lëvizin mbi shpejtësinë e lejuar.

"Nëse ne do të konstatojmë shkelje me  mbi 90 kilometra, në procedurat standarte është e përcaktuar qartë që vazhdon me masa administrative dhe masa forcuese, sipas kodit rrugor. "

Sot nis punën "makina e gjobave" Ziu: Nuk ka më tolerim

Në tre muajt e verës së këtij viti pavarësisht masave të deklaruara nga policia rrugore në u regjistrua një numër i lartë prej 362 aksidentesh një pjesë e mirë e të cilave u shoqëruan me fatalitete të rënda.

/Ora News/