Rritja e çmimit të energjisë, Basha: Do ndalim sëpatën që Rama po mpreh për qafën e holluar të shqiptarëve

"Çfarë u bë me reformën e energjisë, ku shkuan paratë?"Këtë pyetje shtroi kreu i Partisë Demokratike  Lulzim Basha ndaj kryeministrit Rama që paralajmëroi një ditë më parë rritjen e çmimit të energjisë.

Duke folur pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat tha se kjo është një tjetër pasojë e keqqeverisjes së tij.

Basha: Ajo që dominoi bisedën ishte çështja e çmimeve në terësi dhe paralajmërimi i tellallit të keqes dje për rritjen e çmimit të energjisë.Çmimi i energjisë dhe çmimi i karburanteve rëndon më së shumti ekonomitë familjare dhe bizneset. Të gjithë e dinë që çmimi i energjisë dhe karburanteve ka efekt të drejtëpëdrejtë te çmimi i gjithçkaje që konsumojmë nga buka deri te shërbimet. Rama premtoi uljen e çmimit të energjisë kur në fakt e rriti dhe për familjarët dhe bizneset. Djetëra familjarë kanë vrarë veten në qelitë ku janë plasur nga Edi Rama për shkak të faturave të rritura të energjisë elektrike, mbi 1000 janë burgosur, mbi 40 mijë qytetarët kanë shpenzuar të paktën një natë në komisariat në furtunën e terrorit që Rama ngriti gjoja në kuadër të reformës së sistemit të energjisë.

Jemi vendi i katërt ku pjesa më e madhe e buxhituit shkon për energjinë elektrike apo karburantuin.Çfarë u bë me reformnën e famshme të energjisë, ku shkuan paratë e vjelura qytetarëve apo gjoja të kursyera dhe të mirëadministruara? Këto para nuk shkuan kurrë në destinacion, çmimi i energjisë u rrit, çmimi i karburantit u rrit jo njëherë por dy herë, duke e bërë karburantin shqiptar një ndër më të shtrenjtit në Europë dhe Botë, më të shtrenjtin në rajon.Është një anektodë si zonat kufitare kalojnë kufirin vetëm, për të blerë karburant në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nuk është mashtrimi i Edi Ramës se kjo që po na vjen është çështje e tregjeve ndërkombëtare, është një tjetër pasojë e keqqeverisjes së tij, vendimmarrjes së tij gjakftohtë por kriminale që paratë që duhet të çonte për uljen e çmimit të energjisë dhe karburanteve siç i ka premtuar, i ka marrë në fakt, çmimet i ka shtuar dhe me paratë e mbledhura shtesë ka pasuruar veten e tij dhe një grusht oligarkësh që janë pjesë e thellimit të problemit në Shqipëri.Abuzimi i tyre duke vjedhur energjinë elektrike është pjesë e problemit.

Basha tha se PD do të bëjë gjithçka për të penguar zhvatjen e shqiptarëve.

Basha: Ne kemi jo vetëm propozimet që u bënë publike dje por do të bëjmë gjithçka për të ndalur këtë fatkqesi të re që Edi Rama po përgatiti, këtë sëpatë që po mpreh për qafën e holluar dhe varfëruar të shqiptarëve për të mbyllur gropën e korrupsionit të Edi Ramës. Kjo gropë nuk mund të mbushet duke grabitur dhe duke u marrë qindarkat e fundit shqiptarëve. Ka vetëm një mënyrë për të mbushur gropën, paratë e zhvatura me PPP, tendera korruptivë, koncesione, afera që janë të vetmet vepra dhe gjëma të Edi Ramës, të shërbëjnë për të plotësuar ata hapa të menjëhershëm që kemi propozuar.

Basha nuk ju përgjigj pyetjes nëse PD do të jetë në protestën e të mërkurës para Kryeministrisë për rritjen e çmimeve, po u shpreh:

Basha: Të nxisim, inkurajojmë, mbështesim dhe përkrahim të gjitha format e reagimit popullor sepse ky nuk është një problem i PD por i gjithë qytetarëve, është një problem kombëtar.