Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi paraqitet në ambientet e SPAK

Ditën e sotme presidenti i Partizanit, Gazmend Demi është paraqitur në dyert e prokurorisë së posaçme SPAK.

Biznesmeni dhe presidenti i Partizanit Gaz Demi ka qëndruar në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për rreth 1 orë.

Ndërkohë mësohet se Demi nuk ka qenë i thirrur nga Prokuroria e Posaçme, por ende nuk dihen arsyet e vërteta të kësaj vizite misterioze nga ana e tij.

Demi  fillimisht është parë në shoqërinë e avokates Antoneta Sevdari.