Maqedonia e Veriut, 15 të vdekur nga COVID-19 dhe 185 raste të reja


Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 1876 teste të kryera janë regjistruar 185 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 99 vetëm në Shkup.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 523 pacientë që ishin të infektuar më parë e Covid-19.

Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë humbur 15 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 193.408 raste, prej të cilëve 174.148 janë shëruar, kurse 6719 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në vend janë 11.878 raste aktive me virusin korona.