"Uznovë", zjarri shkrumbon kasollen e bagëtive, shpëtojnë banesat
Një zjarr është shfaqur në mënyrë të befasishme pranë disa banesave në lagjen periferike të qytetit të Beratit, në lagjen "Uznovë".
Kanë qenë vetë banorët e lagjes ata që pas shfaqjes së zjarrit kanë lajmëruar Repartin e Zjarrëfikëseve.
Zjarri është neutralizuar dhe vënë nën kontroll pas ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrëfikësve që kanë shpëtuar mbrekullisht edhe banesat e lagjes, ku zjarri po afrohej.
Zjarri mendohet të jetë vënë nga vetë banorët që kanë kryer djegie të mbeturinave në oborret dhe kopshtet e tyre dhe i ndihmuar nga era, flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi në tokat e kopshtet fqinje si dhe afër banesave.
Si rezultat i zjarrit është shkrumbuar totalisht një kasolle bagëtish me gjithë rezervat ushqimore të kafshëve që ndodheshin brenda kasolles.
Si pasojë e zjarrit janë djegur edhe rreth 2 ha toka bujqësore dhe disa pemë frutore.
Nga ana e zjarrëfikësve dhe policisë po punohet për identifikimin e shkaktarëve të këtij zjarri.

