Ju flet Moska - Skena dhe prapaskena e vizitës së sotme të Ramës në Prishtinë

Skena dhe prapaskena e vizitës së sotme të Ramës në Prishtinë ishte tema e kësaj të hënë në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Rama e bëri vizitën e tij në Kosovë në prag të zgjedhjeve vendore që janë shumë të rëndësishme për kryeministrin Kurti. Kurti i bëri një vizitë Ramës kur i interesonte shumë Kurtit. Kurti ka bërë një llogari që e ftoi Ramën sepse fitohen disa vota me të. Ose ka arsye të tjera.

Vizita ndodh në fushatë zgjedhore që nuk është etike në fushatë elektorale, sepse nga një vizitë e tillë fiton Kurti. Marrëdhënie mes dy kryeministrave kanë qenë të ftohta. Kurti e ka shpërfillur nismën e Open Ballkan dhe gati sa nuk tha Kurti që kjo është një nismë e Beogradit.

Rama i gëlltiti të gjitha këto dhe shkoi në Prishtinë, kur Kosova është gati në prag lufte me Serbinë. Ndërsa Serbia ka dhënë një muaj afat që nëse nuk ndërhyhet, do të veprojë vetë.

Ka një marrëveshje e fshehtë Rama-Kurti. Kurtit i duhet një konflikt i tillë për të marrë vota në zgjedhje, por edhe garancia që nuk do të ketë veprime nga Vuçiç që të rrëzojë qeverinë Kurti. Këtë garanci i jep vetëm përmes Edi Ramës, mikut të Vuçiçit. Por çmimi që Kurti duhet të japë në këtë mes është të futet në nismën e Ballkanit të Hapur.

Është e vështirë që në këtë pikë Biden të ndërmarrë një nismë për luftë me Serbinë, pas asaj që ndodhi në Afganistan. Kurti ka krijuar një situatë prag-lufte me mendjelehtësi kur SHBA-ja është tërhequr nga Afganistani.