Zbulohen 15 predha pranë zonës së Skelës në Vlorë, dyshohet se i përkasin Luftës II Botërore

Gjatë gërmimeve për punimet në portin e Vlorës janë gjendur 15 predha.

Ato janë zbuluar gjatë punimeve që po kryhen në zonën e Skelës në Vlorë, tek sheshi Pavarësia pranë Portit.

Burime për Ora News bëjnë me dije se predhat dyshohen të jenë të Luftës së II Botërore.

Forcat xhenio dhe efektivët e ushtrisë po bëjnë matjet përkatëse për të parë rrezikun.

Pas matjeve, forcat xhenio kanë konfirmuar që predhat dhe municionet janë të dekompozuara dhe nuk përbëjnë rrezik.

Në zonën ku janë gjendur vite më parë besohet se ka qenë porti i Vlorës. Ndërsa vitet e fundit ishte ndërtuar një lokal pikërisht sipër vendit ku u gjetën predhat.