Tirana ngec sërish në Superiore, Paqe në sfidën Teuta-Dinamo
Një tjetër barazim, një tjetër hap fals për Tiranën e Orges Shehit, Bardheblutë morën një tjetër barazim në Abissnet Superiore teksa në transfertën me Kastriotin morën një barazim 1-1 si ai ndaj Egnatias.
Ndryshe nga ajo sfidë, këtu ishin krutatën që kaluan të parët në avantazh me Karakaçi në 41’ I cili humbi penalltinë por topi i rikthehet sërish dhe me kokë e çoi topin në rrjetë.
Bardhebuve iu desh të bënin përmbysjen ndaj krutanëve dhe me golin e shpejtë të Seferit në 49’ me kokë nga një goditje këndi, u mendua se do të ndodhte edhe përmbysja, paçka se ekipi i Shehit iu afrua por nuk konkretizoi rastet e krijuara.
Një sfidë tjetër e rëndësishme ishte ajo mes Teutës dhe Dinamos, dy skuadra që nuk e njohin humbjen dhe në këtë sfidë gjithashtu nuk humbën duke ndarë pikët.
Ndeshja u mbyll pa gola edhe pse ekipet krijuan dhe disa episode mund të diskutohen. Gjithsesi barazimi duket se kënaq të dyja skuadrat që tani kanë nga 5 pikë në renditje. /Ora News/.
