Arteta konfirmon: Xhaka është shëruar nga Covid-19, do të jetë në derbi
Të dielën luhet një nga derbet më të zjarrta të Premier League. North London derby mes Arsenal e Tottenham ku për “topçinjtë” e Artetas do të jetë një sfidë delikate pasi luhet edhe e ardhmja e trajnerit spanjoll.
Lajmi i mirë për Artetan është rikuperimi i Granit Xhakës, luftëtarit të mesfushës për të cilin ai ka shumë nevojë dhe e konfirmoi edhe në konferencën për shtyp.
"Ai u kthye në stërvitje dhe ishte mirë sepse me të vërtetë kujdeset për veten. Xhaka ishte duke stërvitur këto kohë siç bën gjithmonë ai. Është një lojtar që jep maksimumin për skuadrën dhe më të mirën e mundshme për të gjithë për të fituar ndeshje”.
Spanjolli konfirmoi gjithashtu se edhe mesfushori tjetër Thomas Partey është rikthyer nga dëmtimi dhe për të, janë lojtarë që do të ndihmojnë skuadrën por nuk zbuloi nëse do të jenë që nga fillimi apo jo.
Granit Xhaka kishte 4 javë që nuk luante për “topçinjtë” që kur rezultoi pozitiv në grumbullimin me kombëtaren dhe pasi është shëruar, kapiteni helvet do të ndihmojë edhe Zvicrën në ndeshjet e tetorit, shkruan Ora News.
