Man. United nuk po funksionon, Ronaldo me shokë munden nga Aston Villa(Video)

Muaji i mjaltit duket se ka mbaruar te Man. United dhe djemtë e Solskjaer nuk po ecin siç duhet.

Pas eliminimit në Carabao Cup, Man. United pëson humbjen e pare në Premier League duke u mposhtur 0-1 në shtëpi nga Aston Villa.

Edhe pse një ndeshje e hapur dhe plotësisht e luftuar nga të dyja skuadrat, Ronaldo nuk mundi të bëjë asgjë në këtë ndeshje edhe pse rastet u krijuan.

Pjesa e pare ishte më e mire për djajtë e kuq ndërsa e dyta solli edhe reagimin e miqve të cilët kaluan në avantazh në fund të ndeshjes me Hausen ë 88’.

Gjithsesi, në sekondat e fundit, Man. United pati rastin më të mire për të barazuar por penalltia e Bruno Fernandes u prit nga portiere Martinez.

Kjo humbje për Man. United vjen në një moment jo të mire kur kritikat janë rritur për Solskjaer dhe tani Championsi I vjen si shpëtim por edhe aty gjërat nuk janë mire. /Ora News./