Roma rigjen fitoren, mund 1-0 Udinesen. Kumbulla sërish në stol (Video)

Roma e Jose Mourinhos ngrihet menjëherë pas humbjes së kaluar me Veronën.

Verdhekuqtë rigjetën fitoren në Serinë A, teksa mposhtën me vështirësi 1-0 Udinesen në “Olimpico” në një ndeshje shumë të luftuar e ku sërish mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla qëndroi në stol.

Fatin e ndeshjes e vendosi Tammy Abraham në pjesën e parë ku në 36’ pas një asisti nga Calafiori, i dha avantazhin 1-0 Romës me golin që rezultoi deçiziv në fitoren 1-0.

Me këtë fitore, verdhekuqtë shkojnë në formën më të mirë të mundshme në derbin e fundjavës ndaj Lazios, që do të jetë derbi i parë kryeqytetas për Jose Mourinhon në Serinë A, shkruan Ora News.