Në prag të duelit të madh, Florian Marku publikon videon: Tani është fillimi për mua

Florian Marku është gati për titullin e parë të karrierës në boks. Në një mbrëmje speciale në një stadium gjigant si ai i Tottenham në Londër ku do të zbresë në ring, kampioni absolut Anthony Joshua, do të ketë vend edhe për boksierin shqiptar, Florian Marku.

29-vjeçari do të luftojë për titullin ndërkombëtar, IBF për peshat e mesme ndaj Maxim Prodan dhe në një video në profilin e tij në facebook, ai përcjell edhe mesazhin e madh.

Në prag të duelit të madh, Florian Marku publikon videon: Tani

“Kam enderruar per ndeshje dhe stadiume te tilla gjithe jeten. Neser eshte ndeshja, nje ndeshje ku te gjitha endrrat e mia do fillojne te behen realitet.Vec Zoti e di Sa kam punuar per kto dit neser esht fillimi dhe titulli i par per mua ne Box”.

Në prag të duelit të madh, Florian Marku publikon videon: Tani

Dueli Florian Marku vs Maxim Prodan, do të jetë i treti në Londër dhe rreth orës 20:00, boksieri kuqezi do të bëjë krenarë mijëra tifozë të pranishëm aty e ndoshta milliona që do ta ndjekin direkt, shkruan Ora News.