Video/ Fitorja e pestë radhazi për Bayerni, bavarezët argëtohen ndaj Greuther
Bayerni i Nagelsmann nuk ka ndërmend të ndalet. Bavarezët po tentojnë të shkëputen që në javën e 6 të Bundesligës teksa arritën fitoren e pestë radhazi në transfertën ndaj Greuther Furt me të cilët fituan pa probleme 3-1.
Edhe pse paten një faze përgatitore jo të mirë me një trajner të ri, tani skuadra ka kuptuar lojën që do Nagelsmann dhe po shkëlqen në çdo ndeshje.
Me të nisur loja në minutën e 11’ ishte Thomas Muller që kaloi në avantazh bavarezët ndërsa po në pjesën e parë, Kimmich dyfishoi për t’i dhënë qetësinë miqve.
Pjesa e dytë sapo nisi, pati probleme për Bayernin pasi Pavard doli me të kuq por kjo nuk e ndali vrullin e Muller me shokë të shënojnë sërish.
Në 68’ një autogol i Griesbeck mbylli llogaritë me fitoren edhe pse në 88’, Itten shënoi golin e flamurit për vendasit.
