Endri Çekiçi dhuron spektakël me dy perla, ndalon i vetëm Trabzonspor (Video)

 

Konyaspori i shqiptarëve po shkëlqen në Superligën turke. Herë Sokol Cikalleshi e herë Çekiçi bëhen protagonistë ndërkohë që në skuadër është edhe Zymer Bytyqi, sulmuesi dardan.

Por sot ishte radha e Çekiçit të jepte spektakël me dy gola me të vërtetë fantastik për lojtarin shqiptar i cili po tregon një formë të jashtëzakonshme me Konyaspor që barazoi 2-2 ndaj favoritëve të Trabzonspor.

Cornelius, ish sulmuesi i Atalantës kaloi në avantazh miqtë që në minutën e parë por më pas skenën e mori Çekiçi ku fillimisht me një gjysmë-roveshatë në 21’ barazoi rezultatin në 1-1.

Nuk mjaftoi me kaq sepse me të nisur pjesa e dytë në 47’ me një tjetër perlë kaloi Konyasporin në avantazh duke bërë të shpërthejë stadium me tifozët vendas.

Mëkat në fund që Trabzonspor barazoi në 2-2 por gjithsesi është një rezultat i mirë dhe më kryesorja, Çekiçi po tregon se është një lojtar të cilit Reja duhet t’I besojë, shkruan Ora News.