Ruço kritikon: Dinamo s'ka përgatitje, Partizani i frikshëm
Trajneri i futbollit Edmond Ruço komentoi paraqitjet e skuadrave ‘Big’ në turin e parë të kupës së Shqipërisë.
Disfata e Dinamos, me Erzenin ishte surprizë për komunitetin, por jo për Ruçon, i cili thotë se futbollistët, nuk ka kondicion fizik.
Gjithashtu, ai shton se lojtarët nuk e dinë e peshën e fanellës që mbajnë veshur. Sa i përket Partizanit, ai beson se ekipi i ‘dajës’ do të jetë një kandidat serioz për të fituar titullin.
“Përsa i përket ekipeve të superiores, skuadra si Tirana, Partizani, bën detyrën dhe kaluan me sukses pjesën e parë. Nuk do të surprizohesha për Dinamon. Po nuk është i aftë të përballojë 90 minutshin e lojës. Them që do e kaloj me sukses pjesën e kthimit. Te Vllaznia është një ndjenjë si të thuash mendje madhësie. Janë lojtarë titullar. “- tha ai./ Ora News/