Asnjë dëmtim serioz për Keidi Bare. Mesfushori luan sërish dhe është gati për Rejan!

Lajme të mira për Edy Rejan dhe kombëtaren kuqezi. Një nga lojtarët më të rëndësishëm të kuqezinjve, Keidi Bare nuk ka asnjë dëmtim serioz.

Mesfushori shqiptar ishte një nga më të mirët për Espanyol në mesjavë ku ndihmoi ekipin në fitoren e parë por u detyrua të linte fushën e lojës në 74’ për probleme fizike.

Klubi ka bërë kontrollet e nevojshme dhe nuk ka konstatuar asgjë serioze madje lojtari është në listë për ndeshjen e së Shtunës ndaj Sevillas.

Bare është një lojtar me rëndësi edhe për katalanasit dhe po fiksohet gjithnjë e më shumë si titullar, madje në publikimin e listës në Twitter nga klubi, mesfushori shqiptar është lojtari kopertinë mbi emrat e të grumbulluarve.

Asnjë dëmtim serioz për Keidi Bare. Mesfushori luan sërish

Ndoshta trajneri Vicente Morene mund ta përdorë në pjesën e dytë Baren për të mos rrezikuar me një dëmtim serioz por gjithsesi, futbollisti shqiptar është gati për sfidën e radhës me Espanyol e për më tepër do të jetë gati dhe në formë edhe për Shqipërinë. /ORA News/.