Real Madrid marka e dytë më influente në Spanjë, zbuloni kush është marka e njohur në krye
Në një botë të dominuar nga konsumi dhe konkurrenca, pesha e markave është gjithnjë e më shumë e dukshme, saqë në shumë raste, veçanërisht brezat e rinj, janë të pritur drejt një ndjenje përkatësie të një marke apo emri të caktuar në çdo aspekt të jetës.
Prandaj, sot një markë nuk është vetëm produkti që ofron apo shërbimi, është gjithashtu edhe emri dhe imazhi i saj ndaj dhe në një anketim të fundit në Spanjë nga DataCentric kanë zbuluar disa surpriza mbi markat më me ndikim në këtë vend.
E para është renditur marka e njohur dhe globale, Zara që është shtrirë në çdo cep të botës e jo më në Spanjë por surpriza e madhe ishte Real Madrid.
Klubi spanjoll në anketimin e bërë, rezulton marka e dytë më influente në Spanjë, duke lënë pas rrjetin e famshëm të supermarketeve, Mercadona.
Këto tre emra të njohur dominojnë podiumin ndërsa Barcelona dhe Banka Santander janë markat e tjera më influente por të shkëputura nga emrat e mësipërm.
Anketimi i bërë tregon edhe njëherë se futbolli, edhe pse një sport është kaq influencues në jetët tona saqë konkuron me marka dhe emra të njohur me të cilat ne ushqehemi dhe vishemi, shkruan Ora News.
