Video/ Barcelona bën sërish “blofin”, barazon me Cadiz. Koeman rrezikon shkarkimin

Nuk po duken sinjale nga Barcelona. Edhe pse Koeman ka vështirësi dhe probleme nga mungesat e shumta, katalanasit morën një barazim zhgënjyes, të dytin radhazi në në La Liga.

Kësaj radhe, Barça barazoi pa gola në fushën e Cadiz ku jo vetëm që nuk arriti të shënonte por me një karton të kuq të Frenkie de Jong rrezikoi edhe humbjen në fund.

Vendosmëria e Ter Stegen ruajti rezultatin me rrjeta të paprekura për ta mbyllur sfidën në një barazim shqetësues për Barcelonën e cila është drejt një krize sportive, krahas asaj financiare që po kalon.