Vetëm një javë pas operacionit në zemër, Coman rikthehet në stërvitje!
Lajme shumë të mira për Bayern Munchen dhe Julian Nagelsmann. Teksa një javë më parë trajneri i bavarezëve, I frikësoi të gjithë kur njoftoi se Kingsley Coman do të operohet në zemër, sot 7 ditë më pas francezi i habiti të gjithë kur u shfaq në fushën e blertë.
Sulmuesi francez duket se ka lënë pas problemet e vogla sigurisht që e shqetësonin dhe sot u rikthye në fushën stërvitore me skuadrën duke bërë ushtrime të vogla.
Futbollisti iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër për shkak të një aritmie kardiake dhe sot Bayerni publikoi një video të Coman duke u stërvitur.
Gjithsesi, lojtari nuk do të në dispozicion të Bayern Munchen për sfidën e radhës në fundjavë ndaj Greuther Furth por nuk përjashtohet të jetë në ndeshjen tjetër në Bundesliga, përpara ndërprerjes së kombëtareve, shkruan Ora News.
