Messi ende në “infermieri”, Pochettino: Shpresojmë ta kemi ndaj Man. City
Lionel Messi nuk e ka nisur siç duhet aventurën te PSG. Sulmuesi që ishte vonë me përgatitjen fizike, luajti vetëm një ndeshje si titullar në Champions dhe në Ligue 1 dhe në këtë të fundit u dëmtua.
Pasi humbi ndeshjen me Angers, ylli argjentinas nuk do të jetë as me Montpellier dhe trajneri Pochettino ka informuar për gjendjen e tij fizike.
“Messi siç e keni parë ka filluar të vrapojë sot. Po e monitorojmë dhe shpresojmë të kemi lajme pozitive, besoj se të dielën mund të japim nje vendim nëse mund të jetë ndaj Man. City në Champions League. Ne shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë dhe të rikthehet sa më shpejt”.
Lidhur me ndeshjen ndaj Montpellier, trajneri argjentinas pohoi se do të ketë shanse për Mauro Icardin duke parë se sulmuesi ka patur impakt të madh që pas rikthimit nga dëmtimi.
