Shkëmbi: Humbja në Kupë nuk do të ndikojë, nuk i druhem arbitrimit me Teutën
Të Shtunën në “Abissnet Superiore”, do të luhet një nga sfidat më interesante të javës së tretë, Dinamo-Teuta.
Që të dyja skuadrat kanë nga 4 pikë dhe do të jetë një duel interesant dhe as trajneri i kryeqytetasve, Bledi Shkëmbi nuk e mohon edhe pse takimi do të jetë në një fushë neutrale, shkruan Ora News.
“Fakti që do të luajmë në stadiumin e Egnatias nuk ndikon, sepse në keto kohë pandemie na duket njësoj, në çdo fushë. Do të ishte mirë që të kishim sa më shumë tifozë në anën tone por tani këto janë kushtet. Frikë nga arbitrimi? Nuk i druhem arbitrimit, Dinamo asnjëherë nuk do të merret me gjykimin, po me atë që duhet të bëjë në fushë.”
Trajneri i dinamovitëve foli më pas edhe për humbjen në Kupë dhe për kundërshtarin.
“Teutën e respektojmë për atë që ka bërë vitin e fundit. Një ekip kampion ka pak pikë ta dobëta dhe ne e dimë këtë por do të bëjmë maksimumin në fushë. Unë asi nën mëngë? Do të isha as nën mëngë, nëse do te isha në fushë, nëse do të luaja akoma. As nën mëngë është ai lojtar që bën diferencën në fushë dhe unë shpresoj ta kem nesër në fushë këtë lojtar. Sa për humbjen në Kupën e Shqipërisë mendoj se nuk ka ndikuar psikogjikisht pasi jemi përgatitur me qetësi për ndeshjen me Teutën”, përfundoi Bledi Shkëmbi.
