Video/ Guardiola më në fund thyen Tuchel, Man, City mposht Chelsean 1-0
Kamionët e Premier League bëjnë kampionët. Në “Stamford Bridge” u luajt sfida spektakolare mes Chelsea dhe Man. City, një remake e finales se Championsit e cila kësaj radhe u fitua nga Pep Guardiola. Në fakt spanjolli fitoi për here të pare ndaj Tuchel pas 3 përballjeve të para ku gjermani I kishte dhënë leksion rivalit të tij.
Pjesa e pare ishte plotësisht e dominuar nga Man. City të cilët kontrolluan ndeshjen dhe paten disa raste shënimi ndërsa Chelsea duket sikur vuajti presionin mbytës të Citizens.
Gjithsesi, kampionët e Anglisë nuk shënuan dot por e arritën në pjesën e dytë, kur në 53’, Gabriel Jesus i shërbyer nga Cancelo theu portierin Mendy.
Goli i Citizens duket se nxehu situatën dhe Chelsea nisi të përgjigjej, por Grealish 5 minuta më vonë pati mundësinë e dyfishimit të rezultatit.
Gjithsesi, Chelsea tentoi dhe nuk arriti të gjente portën teksa City mund edhe të shënonte një tjetër gol me disa mundësi të pastra.
Gjithsesi, sfida u mbyll me fitoren minimale për miqtë dhe Guardiola mund të gëzojë fitoren e pare ndaj Tuchel e njëkohësisht të thyej Chelsean në Stamford Bridge./Ora News/.
