Kinezët mendojnë të shesin Interin, blerësit mund të jenë Sheikë ose amerikanë!

Vetëm në pak ditë, Genoa nisi një kapitull të ri teksa një fond amerikan investimesh zyrtarizoi blerjen e 99.9% të aksioneve të klubit Italian.

Sipas shtypit përtej Adriatikut, nuk do të jetë vetëm Genoa që ndryshon pronar dhe klubi i radhës mund të jetë i madh dhe bëhet fjalët për Interin.

“Il Sole 24 Ore”, ka analizuar dëshirën gjithnjë e më të madhe të fondeve të investimit për të blerë klube futbolli dhe Interi është në shënjestrën e tyre që gjithsesi nuk do të jenë të vetmit pretendentë.

Sipas gazetës në fjalë janë edhe pasanikët në Gjirin Persik që po shqyrtojnë mundësinë e futjes në garë për aksionet e Interit.

Suning, gjigandi kinez që zotëron klubin zikaltër ka probleme të mëdha sidomos në Kinë, ku duke qenë aksioner me Evergrande, është nën presion për një pjesë të borxheve që kanë këta të fundit ndaj klientëve.

Një aspekt tjetër është fondi amerikan, Oaktree, të cilët huazuan për Zhang 275 mln Euro për të lejuar Interin të kishte fluiditet të ardhurash për shpenzimet e sezonit të ri.

Fondi Sovran, PIF i Katarit tentoi në Janar të futej në botën zikaltër por nuk mori përgjigje pozitive dhe tani mund të rikthehet fuqishëm në garë për të konkurruar me amerikanët.

Ndoshta në mesin e sezonit do të mësojmë më shumë për mundësinë e shitjes së Interit por është mëse e qartë që Suning nuk ka më mundësi ekonomike për të përballuar shpenzimet e klubit Italian e për më tepër, ata kanë shitur aksione dhe kompanitë që zotërojnë në Kinë, shkruan Ora News.