Dual Lipa "pushton" Milanon, shkëlqen në Javën e Modës

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, debutoi për herë të parësi modele në shfaqjen e shtëpisë prestigjioze të modës, Versace, në javën e modës që po mbahet në Milano.

Ylli i popit shkëlqeu në pasarelë, teksa kishte veshur një fustan në ngjyrë rozë metalike.

Megjithëse kjo shënon herën e parë si modele, Dua Lipa është një muzë e vjetër Versace e cila shpesh vesh modelet e markës në tapetin e kuq dhe në skenë - përfshirë në Grammy 2021, ku mbërriti me një fustan të tejdukshëm të zbukuruar me një flutur.

 

Dual Lipa "pushton" Milanon, shkëlqen në Javën e

Pas shfaqjes, Lipa pozoi me një pamje tjetër të Versace, këtë herë një mini rrjetë metalike pothuajse identike me atë të veshur nga Christina Aguilera në Grammy 2000.

Bashkë me këngëtaren 26 vjeçare, në pasarelë ishin edhe kunata e saj, Gigi Hadid dhe Irina Shayk - të dyja modele të konfirmuara që tashmë janë shfaqur në pista të shumta këtë sezon - së bashku me Emily Ratajkoëski, Stella Maxëell dhe Naomi Campbell.

Surprizuese ishte edhe pjesëmarrja e Lourdes Leon, vajza e Madonës, e cila përveçse mbuloi numrin e Shtatorit të Vogue, mori pjesë në Met Gala -n e saj të parë.

Këtë vit Versace spikati me një koleksion ekstravagant, ku binin në sy ngjyrat e ndezura dhe prerjet moderne.