Video/ Hakimi bën Messin dhe i jep fitoren PSG-së. Lyon fiton me golin e Shaqirit
Java e 6 e Ligue 1 u luajt e gjitha këtë të Mërkurë dhe sfidat e mbrëmjes dhuruan jo pak emocione e surpriza.
Emocione të mëdha pati sfida Metz-Paris Saint Germain që pa Messin në fushë, skuadra e Pochettinos vuajti shumë për t’u larguar me 3 pikë, vetëm pak ditë pas asaj fitoreje dramatike me Lyonin.
Goli i Hakimi në 5’ u barazua në 40’ nga Koyate por Hakimi ishte heroi që në minutën e 95’ sërish shënoi për ta mbyllur duelin me fitoren dramatike 2-1.
Lyoni rigjeti fitoren pas humbjes në Paris dhe protagonist ishte Xherdan Shaqiri i cili gjeti edhe golin e parë me këtë fanellë.
Në ndeshjen ndaj Troyes, vendasit fituan me përmbysje 3-1 ku Shaqiri shënoi të parin ndërsa blerja tjetër e verës, Emerson shënoi golin e fitores dytë dhe Paqueta I vuri vulën në 88’, shkruan Ora News.
