Video/ Milani i përgjigjet Interit, mund Venezian dhe i bashkohet kreut

Pa Ibrahimoviç, Giroud, Bakayoko, Kruniç e Calabria, Milani arriti të kalonte çdo vështirësi për të mos u ndarë nga kreu i renditjes.

Kuqezinjtë iu përgjigjën Interit me fitoren 2-0 ndaj Venezias në “San Siros” dhe ku fatin e ndeshjes e vendosi Brahim Diaz në pjesën e dytë, shkruan Ora News.

Me një pjesë të parë të dominuar por pa gjuajtje në kuadrat, skuadra e Piolit bëri më mirë në fraksionin e dytë të ndeshjes dhe në 68’ pas një asisti Theo Hernandez gjeti golin e avantazhit në “San Siro”.  

Në 82’, ishte vet Theo Hernandez që shënoi duke vulosur në 2-0 sfidën. Me këtë sukses, Milani për momentin është në krye bashkë me Interin me pike të barabarta, 13 në pritje të ndeshjes së Napolit.