Video/ Man. United eliminohet nga Kupa e Ligës, avancojnë Arsenal e Leicester
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2021, 22:47
Man. United i ikën nga duart një nga objektivat e sezonit. Edhe pse jo kryesor për “Djajtë e Kuq”, këta të fundit u eliminuan në raundin e tretë të Carabao Cup teksa u mundën 1-0 nga West Ham në “Old Trafford” me golin e Lanzini në 9’.
Për skuadrën e Moyes ishte një hakmarrje pas humbjes fundjavën e kaluar në Premier League dhe tani ata shikojnë Man. United të humbasë.
Arsenali avancoi në raundin e 4 pas fitores bindëse 3-0 ndaj Wimbledon, ashtu si Leicester që eliminoi Milwall me suksesin 2-0.