Chelsea dhe Tottenham vuajnë, kualifikohen me penallti në Carabao Cup (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2021, 23:06
Ndërsa Man. United i dha lamtumirën Kupës së Ligës, Chelsea dhe Tottenham vuajtën gjithashtu për të avancuar në raundin e katërt.
“Blutë e Londrës”, pothuajse me titullarët në fushë, barazoi 1-1 ndaj Aston Villas në 90 minuta ku golit të Werner iu përgjigj Archer dhe për të nxjerrë fituesin u nevojitën penalltitë. 4-3 ishte rezultati me fat për Chelsean që avancoi më tej në këtë kompeticion.
Të njëjtin fat pati edhe Tottenham që me një barazim 2-2 në fushën e Wolves, iu fal lotarisë së penalltive për të shkuar më tej teksa fituan 3-2 në fund, shkruan Ora News.
