Real Madrid është spektakël, shikoni golat e fitores 6-1 ndaj Mallorcas

Fitorja në sekondat e fundit me përmbysje ndaj Valencias nuk ishte rastësi për Real Madriid. Skuadra e Ancelottit tregoi sërish forcën duke dhënë edhe spektakël në “Bernabeu” ndaj Mallorcas me fitoren e thellë 6-1 ku protagonistët kryesor ishin dy, Benzema dhe Asensio.

Sulmuesi francez hapi serine e golave me Benzema në 3’ e më pas spanjolli shënoi 2 herë në 24’ dhe 29’. Kang Lee shkurtoi diferencën për miqtë por sërish Asensio në 56’ dhe Benzema në 79’ shënuan për të siguruar fitoren.

Në minutat e fundit pati gëzim edhe për Iscon i cili gjeti golin pas shumë kohës me Real Madrid.

 

Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Villarreali gjeti fitoren e parë në La Liga pas 4 barazimeve radhazi, duke mundur 4-1 Elchen.