Video/ Sevilla dominon 3-1 Valencian, Espanyol fiton por Keidi Bare dëmtohet

Sevilla tregoi forcën në “Sanchez Pizjuan” teksa mposhti bindshëm 3-1 Valencian. Në një ndeshje shumë emocionuese, ku gjithçka u vendos në pjesën e parë me 4 gola, vendasit dominuan duke shënuar 3 herë në 45 minuta.

Fillimisht ishte Papu Gomez që hapi ndeshjen me një gol në 3’ e më pas Lato me një autogol në 15’ dhe Rafa Mir vulosën rezultatin pavarësisht se Valencia shënoi gjithashtu në pjesën e parë me Duron ë 31’.

 

Espanyoli në La Liga siguroi fitoren e parë për këtë sezon dhe në fushë kishte titullar Keidi Baren i cili ishte një nga më të mirët në fushë. Mesfushori shqiptar luajti 74’ minuta dhe nuk do të dilte nga fusha nëse nuk do të ishte dëmtuar. Madje i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë kur lojtari kuqezi u zëvendësua.

Dëmtimi duket si një problem muskular dhe shpresojmë që të mos rrezikohet ndeshja e Tetorit me Shqipërinë, shkruan Ora News.