Berisha: E vërteta e shkarkimit të Azem Hajdarit në 1991

Në Fier kur ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi që vendimet në parti t’i marrin strukturat dhe jo kryetari kujtoi 1991 kur Azem Hajdari u shkarkua.

“Kemi pasur në shkurt të 91-in një dramë. U bë një puç me të ndjerin Azem Hajdari dhe Arben Imanin. Unë isha në takim në presidencë. Kur u kthyem morëm vesh që Azem Hajdarin e kishin shkarkuar nga drejtimi i komisionit. Për një shpifje e kishin shkarkuar.

Thashë si mund të bëhet kjo në mungesë të tij. I thashë kjo do zhbëhet. E zgjidhëm me votim. Mblodhëm aktivin kombëtar. Të gjithë kryetarët dhe sekretarët shkuan në votëbesim. Vota juaj është ilaçi. Është antidoti i kësaj krize që na u krijua nga armiqtë tanë. Edi Rama dhe pengu i tij Lulzim Basha”