Shehi: Me Berishë pa Berishë, me Bashë ose pa Bashë, Shqipëria do të ketë opozitë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2021, 21:32
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se nuk po ndodh fundi i botës, Shqipëria do të ketë opozitë, me Berisha ose pa Berishë, me Bashë ose pa Bashë.
Shehi: Nuk po ndodh fundi i botës, Shqipëria do të ketë opozitë, me Berishë pa Berishë, me Bashë ose pa Bashë. Ka mijëra të rinj që nuk e duan këtë qeverisje dhe mund t’i hapin një perspektivë opozitës shqiptare. Mendoj se PD-ja është aksi kryesor ku qëndron opozita.
Por mendoj se opozita duhet të jetë një formacion modern që ka vend qysh nga djathta konservatore dhe përfundon te të majtët progresiste. Vetëm kështu thyhet Rama dhe njerëzit e tij që kontrollojnë pushtetin. Kështu na duhen njerëz me ide, që janë kundër edhe Bashës.

