Basha: Me atë që ndodhi me përjashtimin, Berisha nuk kthehet më në PD

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetarja Anila Basha u shpreh se Berisha është një plak që ka energjinë e një të riu.

Ajo tha se pas kësaj që ndodhi, Berisha nuk kthehet më në parti, me vendimin e Bashës.

Basha: Berisha është një plak që ka energjinë e një të riu. Edhe pse ai thotë se kjo është beteja e tij e fundit. Në fakt kjo nuk është fare e rëndësishme, por e rëndësishme është që pas kësaj që ndodhi, Berisha nuk kthehet më në parti, me vendimin e Bashës.

Ne jemi në një situatë që thuhet se PD është ndarë, por të gjithë shqiptarët e kuptojnë se ky është një teatër i madh. PD e ka frikë që të shkarkohet një kryebashkiak dhe të bëhen zgjedhje lokale të pjesshme, sepse do të dalin më blozë. Demokratët janë të lodhur nga 8 vite në opozitë.