Berisha: Basha hoqi referendumin, do e fusim në statut, jemi në krizë të thellë, do e kalojmë bashkë

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Fieri u shpreh se në situatën që ndodhet PD vota e lirë është shpëtimtare e partisë dhe vendit.

Ai shtoi se Basha ka hequr referendumin nga statuti i PD, por do të jetë Kuvendi ai që do të vendosë nenin e referendumit në statut dhe bëhet referendumi.

Berisha: Në këtë situatë që jemi ne vota është shpëtimtare, vota e lirë. Delegatëve të Kuvendi i jap të drejtë kur ¼ e tyre firmosin atëherë mblidhet Kuvendi. Nuk lënë asnjë hapësirë. Ka shpërndarë vendimmarrjen.

Çka bërë zotëria, në fushatë elektorale thoshte do hapim referendume. Thashë unë qenka apasionuar nga modeli zviceran. Ky ka hequr referendumin nga statuti i PD. Atëherë marrim Kuvendin, Kuvendi vendos nenin e referendumit në Statut dhe bëhet referendumi. Jemi në krizë të thellë, do e kalojmë së bashku.