Ju flet Moska - Në vende si Shqipëria përmbysjet e dhunshme politike ndodhin befasisht
Nga Kastriot Myftaraj Përditësimi i fundit 21 Shtator 2021, 21:09
Kastriot Myftaraj i dedikoi puntatën e sotme “Ju flet Moska” në RTV Ora temës “Në vende si Shqipëria përmbysjet e dhunshme politike ndodhin befasisht.“
“Duket sikur të huajt në periudha të ndryshme kanë kontroll të plotë dhe shqiptarët si popull i fjetur. Pikërisht fakti që të huajt kanë kontroll dhe vendosin regjime kukulla për të kontrolluar vendin e bën stabilitetin ekonomik shumë të brishtë dhe një ndërhyrje tjetër e huaj duke përdorur forca të brendshme shkakton një përmbysje të befasishme dhe të dhunshme politike.
Kështu ka ndodhur dhe në të shkuarën e largët apo në të shkuarën e afërt 1997 dhe nuk është çudi të ndodhë dhe në të ardhmen. Sepse situata të njëjta japin përfundime të njëjta” analizon Myftaraj.

