Shehi: Mes Berishës e Bashës, do fitojë ky i fundit se ka burokracinë partiake e deputetët

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në “luftën” mes Berishës dhe Bashës do të fitojë ku i fundit se ai ka burokracinë e partisë.

Shehi: Berisha ka qenë protagonisti numër një i politikës në 30 vite dhe ka mijëra njerëz nga pas. Ka shumë tifozë tradicionalë, si dhe një inatçish kundër Bashës. Prandaj ai do të ketë njerëz për të mbushur sallat, do të ketë.  

Unë besoj se burokracia partiake, deputetët dhe emërimet partike, do të bëjë që të fitojë Basha në këtë betejë politike, se morale nuk është shumë. Basha ka burokracinë e partisë, sepse shumica e deputetëve do t’i shkojnë pas.