Berisha: Peng Basha të shkojë nga erdhi, të dorëzojë mandatin, mos pranoni bashkëpunim Basha-Rama
Ish-kryeministri Sali Berisha nga Fieri u shpreh se peng-Basha do të jetë mirë që të shkojë andej nga erdhi.
Berisha: Energjia juaj është energjia e rikthimit të opozitës në vend. Peng Basha do të jetë mirë të shkojë nga erdhi. Nuk ia ka bërë kush partisë atë që bëri Basha. Ndoshta ai ka akumuluar ndaj meje, se unë bëja çdo gjë që të isha zëri juaj. Bëja gjithçka të fitonte, por ai bëri hap amoral. As Amerika nuk vlerëson pabesinë. Edhe po ta bënte ne kemi besën.
Mos pranoni paktin e Bashës me Ramën për të shkelmuar PD-në. Basha të japë dorëheqjen nëse humb. Por kur të kanë peng nuk të lejojnë. Ne jemi këtu se jemi njerëz të lirë. Uroj të dorëzojë mandatin dhe të shkojë nga erdhi. Shprehni lirshëm mendimit tuaja, por mos pranoni bashkëpunim të diktuar nga Basha e Rama.

