Baçi: Berisha ka marrë përsipër të rikthejë sovranitetin e PD-së në mënyrë individuale
Analisti Agim Baçi i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Matilda Mcini analizoi nisëm e zotit Berisha për krijimin e Foltores për PD-në. Baçi u shpreh se zoti Berisha ka përbërë lajm gjatë 30 viteve, dhe ashtu e nisi edhe këtë sesion parlamentar.
Baçi: "Zoti Berisha nuk zhgënjeu, në këto 30 vite gjithmonë ka përbërë lajm kështu që e nisi këtë sesion parlamentar duke përbërë lajm, por e ka nisur duke rrëzuar disa gjëra që pretendon se i ka bërë gjatë këtyre 8 viteve duke qenë mbështetësi i zotit Basha. Nuk ka njeri në PD dhe jashtë që nuk e ka menduar se mendimet e zotit Basha kanë qenë nën influencën e zotit Berisha. "
Sipas analistit, Basha ka marrë një parti që ka adhuruar Sali Berishën. Sipas tij Berisha ka marrë përsipër t'i rikthejë sovranitetin PD-së, por në mënyrë individuale.
Baçi: "Basha ka marrë një parti që ka adhuruar Sali Berishën dhe në këto 8 vite ka dëgjuar edhe Bashën edhe Berishën. Ne e dimë që nëse nuk do kishte një shpallje "non grata" nga SHBA, zoti Basha nuk do ta ndërmerrte këtë hap. Ne jemi përballë një fati që zoti Berisha ka marrë përsipër të rikthejë sovranitetin, por në mënyrë individuale. "
