Ristani: Berisha nuk është e ardhmja e PD-së, por do dijë t'i bëjë një të mirë partisë
Ish sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani beson se Berisha si lider karizmatik do të dijë të mobilizojë bazën e partisë e të sjellë ndryshimi.
I ftuar në studion e “Ora e Betit” mbrëmjen e sotme në RTV Ora Ristani thotë se Berisha nuk është e ardhmja e PD-së por mund të krijojë një shtrat të duhur që PD të vendoset në shinat e parimeve e vlerave për të cilat ajo është krijuar.
Arben Ristani: “Me lidera karizmatikë si Berisha mund të mobilizojën bazën e partisë e të sjellin ndryshim. Berisha vjen pas një mbështetje totale që i ka dhënë Bashës prej 8 vitesh, ku Basha në shumë raste ka thyer statutin dhe është sjellë si autokrat. Ka pasur shumë zëra kundër."
Beti Numa: Ku ishit përse nuk i ngrinit këto shqetësime?
Arben Ristani: "Unë kam kohë që kam folur kundër Bashës madje edhe me pozicione të larta në PD, sidomos për shkeljet autoritare. Berisha e do PD e besoj se do i bëjë një të mirë PD-së. Për mua ai nuk është e ardhmja e PD-së por mund të krijojë një shtrat të duhur që PD të vendosej në shinat e parimeve e vlerave për të cilat ajo është krijuar."/OraNews/