Dash Shehi i shqetësuar për opozitën: Është thy qerrja po gjëmojmë rrotat, Anila Basha: S'e lëshon ai vulën as firmën 

”Basha/ Berisha hijet që mbeten pas…”  për këtë temë po diskutojnë të ftuarit e emisionit “Ora e Betit” në RTV Ora

Të ftuar në studion e “Ora e Betit” deputeti Dash Shehi, ish sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani dhe themeluesja e newsbomb.al Anila Basha iu përgjigjën pyetjes "A do të ishte largimi i Bashës një rrugëzgjidhje?"

Arben Ristani: "Shpresoj që Basha të largohet nga drejtimi i partisë. Partisë i duhet patjetër një lider që ta drejtojë në rrugën e duhur."

Anila Basha: "Nuk ikën Basha. Nuk e jep dorëheqjen. Nuk mbledh forumin. Do të bëjë gjithçka që të mbajë dhe vulën e firmën, por  në rastin konkret një zgjidhje do të ishte mbledhja e këshillit kombëtar  Ne, edhe si media, po luftojmë ndaj dy liderëve të partive kryesore në Shqipëri që nuk kanë statut, sepse këto statute. Forumet këta liderë që kanë tipare autokratike nuk i duan."

Dash Shehi: "Nuk është fundi i botës se ikën Basha. Ne nuk po merremi me dramën kryesore është që për herë të tretë kemi një autotrak si Edi Rama. Më tmerron se nuk ka për të mbetur më pikë lirie. Edhe po të kthehet Berisha në krye të PD-së është sistemuar krenaria e Berishës por nuk mund të bëjë më fitimtarin. Ne duam një shef që të na çojë në fitore. Kjo është detyrë e opozitës. Kam frikë që këto të dy që po zihen. Po zihen për PD-në, por funksioni i opozitës është të largojë Edi Ramën. E këto në një farë mënyrë kanë cunguar njëri tjetrin e nuk mund të mbërrijnë më në fitore. Këto po merren kush do kontrollojë pushtetin tek ajo që ka mbetur brenda PD-së. Kjo nuk është rruga më e mirë. Mua më intereson opozita e jo jeta e tyre personale.

Është thy qerrja e nuk gjëmojmë rrotën ku ikën një e një tjetër por hajde të ulemi e të ribëjmë qerren tonë bashkë. Nuk është fundi i botës. E do të ftoja që debatin për kontrollin brenda partisë ta bëjnë brenda një limiti që është i tolerueshëm, ndryshe do i bëjnë dëm vetes. Do nisin të copëtojnë karrigen që janë ulur vetë."/OraNews/