Shehi: Debati që po krijon Berisha ishin shqetësime në PD, kryetarët e partive janë bërë autokratë

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se ajo që po ndodh në PD janë shqetësime që kanë qenë brenda partisë dhe po përhapet një dialektikë.

Ai shtoi se nuk është fundi i botës kjo që po ndodh sepse këtu janë bërë kryetarët e partive autokratë, që duan të ruajnë pushtetin dhe jo të zgjedhojnë shtetin.

Shehi: Që Rama deri tani ka fituar, ka fituar, por ne themi që gjërat të ndryshojnë. Kjo që po ndodh nuk është ndonjë tragjedi. Këto janë shqetësime që kanë qenë brenda PD-së dhe më vjen mirë që po përhapet një dialektikë. Nuk mund të vazhdojmë me mite.

Nuk ka pse të jemi pse me Bashën ose me Berishën, sepse ka edhe mënyra të tjera për të menduar. Nuk është fundi i botës kjo që po ndodh. Këtu janë bërë kryetarët e partive autokratë, që duan të ruajnë pushtetin dhe jo të zgjedhojnë shtetin. Por mendimi ndryshe nuk është një sakrilegj.