Një kryebashkiak për SPAK

Gazetarja Anila Basha ishte e ftuar në studion e emisionit "Ora e Betit" në RTV Ora.

Gazetarja së fundmi ka sjellë një hapësirë të re hulumtimi të gazetarisë dhe e ka nisur me një titull të fortë "Një kryebashkiak për SPAK."

Basha tregoi se është një investigim nëpërmjet dokumenteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, një raport konfidencial.

Bëhet fjalë për kryetarin e bashkisë së Fierit dhe abuzimet me tenderat përgjatë viteve 2018-2019-2020.

Duke e nisur që bashkia Fier është e treta pas Tiranës dhe Durërsit, kjo është bashkia më e rëndësishme nuk është puna se bëhet fjalë vetëm për abuzime me fonde apo tendera, bëhet fjalë për vendime që janë marrë jashtë miratimeve të buxheteve të këshillit bashkiak por ashtu sikur KLSH ka nxjerrë është se në Fier ka vetëm disa klientë preferencialë që marrim tenderat në qytet./OraNews/